fbpx

Haraçina, bashkëpunim ndërkufitar me Hanin e Elezit

Kryetari i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami sot realizoi një takim pune me homologun e tij nga  Hani i Elezit-Republika e Kosovës, Rufki Sumën. 

Gjatë takimit të dy krerët ranë dakord që të lidhin bashkëpunim në disa fusha, siç është përshpejtimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, inkurajimi i bashkëpunimit tej-kufitarë për avancimin e cilësisë së jetës dhe ambientin jetësor, bashkëpunimin e ndërsjellë në zhvillimin e turizmit dhe arritjen e standardeve ekologjike të BE-së, promovimin e kohezionit social dhe menaxhimin me pasuritë dhe resurset natyrore, aktivitete të përbashkëta projektuese në fushë, në zhvillimin e arsimit, sportit , shkëmbimit kulturor dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale.

Bajrami, përshëndeti arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim dhe u shpreh optimist se shkëmbimi i përvojave do të përmirësojë dukshëm punën në komunë si dhe u shpreh se bashkëpunimi do të shërbej edhe për aplikime në projekte ndërkufitare.

‘Ne zgjodhëm komunën e Hanit të Elezit për bashkëpunim duke ditur se edhe territorialisht jemi afër dhe do na ndihmoje për aplikime në projekte ndërkufitare. Bashkëpunimi do të realizohet në çështjet që janë më të ndjeshme si : infrastruktura, arsim etj. Jam optimist se me këtë bashkëpunim do të përmirësohen dukshëm punët dhe do të shkëmbehen përvojat më të mira ndërmjet mes komunave’,  tha Bajrami.

Nga ana tjetër edhe kryetari  i Hanit të Elezit, Rufki Suma përshëndeti këtë marrëveshje duke e cilësuar si një e mirë që do tu ndihmoje komunave të shkëmbejnë përvojat më të suksesshme.

‘Falënderojmë kryetarin e Haraçinës,  Bastri Bajramin për pritjen që na bëri. Jemi të knaqur që po bëjmë marrëveshje me këtë komunë pasi shumë probleme mund tia dalim që ti zgjidhim bashkërisht. Vlen të potencohet se kjo marrëveshje do na ndihmojë edhe në aplikimin e projekteve ndërkufitare’, u shpreh Suma.

Dy kryetarët janë pajtuar për partneritet dhe konkurrim për implementimin e projekteve Evropiane të zhvillimit përmes fondeve të instrumentit ndihmës parahyrës IPA për bashkëpunim tej kufitar. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close