Viruset që hyjnë në smartfonë përmes pornografisë

Kërkimi i materialeve porno përmes smarfonëve Android mund të jetë një ide e gabuar.

Një në katër viruse që prekin aparatet e platformës Android fshihet pas materialeve me drita të kuqe, transmeton Gazeta Tema.

Konkluzioni del nga një raport i “Kaspersky Lab”, sipas të cilit vitin e kaluar 1,2 milionë përdorues Android janë përballur të paktën një herë me probleme për shkak të hyrjes në materiale pornografike.

Bëhet fjalë për rreth 4.9 milionë përdorues, aparatet e të cilëve janë prekur në forma të ndryshme nga viruset kompjuterike.

Ky fenomen ka përmasa më të mëdha sesa ai që prek admiruesit e pornos nëpërmjet kompjuterit.

Analiza e Kaspersky-t është përqendruar vetëm te Android, sistemi operativ më i përhapur në botë.

Pjesa më e madhe e viruseve është i ashtuquajturi “Clicker”,  një program për ë hapur faqet online, i cili regjistrohet në shërbime të ndryshme pa dijeninë e përdoruesit, duke bërë të mundur vjedhjen e parave, të dhënave dhe konsumimin e baterisë. /tema/.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button