Muri i Berlinit nuk ekziston më, saktë për aq kohë sa edhe ekzistonte

Muri i Berlinit e ndante kryeqytetin gjerman 28 vite, dy muaj e 26 ditë. Në ditën e sotme kaluan saktë aq kohë prej se është rrënuar. A ishte kjo moti kohë më parë apo ishte dje?

“Mësimi nga historia” është gjithnjë e më i shtrenjtë në pikën e kontrollit Çarli. Fotografimi me ushtarin e rrejshëm amerikan tani kushton tre euro.

Aty ku gjatë Luftës së Ftohtë ishte kufiri mes sektorit amerikan dhe atij sovjetik, tani artistë-amatorë në uniforma ushtarake e “ruajnë” replikën e shtëpizës vrojtuese.

Në ditën e sotme, Muri i Berlini nuk ekziston më për aq kohë sa edhe ekzistonte.

Në natën e 9 nëntorit të vitit 1989, regjimi komunist i Gjermanisë Lindore ishte në agoni dhe nuk mundi ta ndalë masën e cila në mënyrë të qetë “depërtoi” tejpërtej Murit të Berlinit.

Disa gjermanë do të thonë: Çka? Vallë kaloi aq kohë prej se nuk është më? Të tjerëve, ajo periudhë do t’u duket shumë më e gjatë. Dhe më e rëndë.

Берлински ѕид 1 - ЕПА

Përkujtime të dhimbshme të Shtazit

Hans-Joakim Liçe (57) pret grup nxënësish nga shkolla fillore. Do t’ju shpjegojë se si shërbimi i sigurisë i Gjermanisë Lindore Shtazi ka mbyllur njerëz si ai, vetëm sepse kanë menduar ndryshe.

“Tridhjetë vite heshta për këtë”, thotë Liçe, i cili është xhampunues me profesion.

Tani është ciceron në paraburgimin e mëparshëm Shtazi, sot qendra memoriale Hohenshonhauzen, vendi i vetëm në të cilin mund të flitet për përvojën e tij.

Para katër viteve, befasishëm kanë filluar t’i përshkohen kujtimet, gjithçka ka dalë në sipërfaqe – qelitë pa dritare, izolim, frikë.

Autoritetet e Gjermanisë Lindore e kanë dënuar me nëntë muaj burg sepse ka shpërndarë fletushka me thirrje për respektim të lirisë së fjalës.

“Rënia e murit ishte një prej ditëve më të lumtura në jetën tim”, tha Leçe me lot në sy. Por ankthet edhe shumë gjatë e kanë munduar.

Asnjëherë nuk e ka kërkuar prokuroren e tij. “Nuk kam kurrfarë dëshirë për hakmarrje”, shpjegoi ai.

Mësues i historisë

Një grup tjetër i nxënësve kalon pranë mbetjeve të murit mes Potsdamer Plac dhe Çekpoint Çarli. I udhëheq Markus Muller-Tenkof dhe thotë se ai është mësues i “llojit të vet” të historisë.

“Kur i çojnë të rinjtë nëpër Berlin, parashtrojnë pyetje të ndryshme. Atëherë e kuptoj se për ata muri është vetëm pjesë e historisë”, thotë Muller-Tenkof, i lindur në Berlinin Perëndimor.

Qetë përgjigjet në pyetjet e tyre. – Se sa është dashur për murin të ndërtohet? Kush e ka ndërtuar? Turnetë nëpër Berlin i udhëheq nga viti 1991.

Muller-Tenkof në kohën e rrëzimit të murit ka jetuar në Londër, por menjëherë është kthyer në vendlindje. Atij, periudha pas rënies së murit i ka kushtuar shumë më gjatë se sa koha e qytetit të ndarë.

Берлински ѕид 2 - ЕПА

Psikologu i cili udhëton në kohë

Psikologu Klaus Zajfrid ka një sqarim të mundshëm për këtë. “Çdo individ në mënyrë të ndryshme e përjeton rrjedhën e kohës”.

“Të rinjtë mezi mund ta mendojnë jetën para 30 apo 40 vjetësh”, thotë Zajfrid, i cili 26 vite ka punuar si psikolog shkolle.

Atyre historia e qytetit të ndarë i duket e largët aq sa duket e largët koha dhe kujtimi i jetës para Luftës së Dytë Botërore prindërve të Zajfrid. “Nuk kanë përvojë “ndjeshmërie”, sqaron ai.

Zajfrid u shpërngul në Berlinin Perëndimor në vitin 1972. Por ende ekzistojnë vende që ende e çojnë kohën pas.

Para pak kohësh ndaloi në vendin ku dikur ka qen kufiri midis Saksonisë së Poshtme dhe Saksonisë-Anhlat. “Menjëherë mu shfaqën para syve  pamjet se si më kërkojnë pasaportë, kontrollojnë, më pyesin se nëse kam armë të fshehura.

Zhgënjim në Lindje

Shumë njerëz në lindje të Gjermanisë deri më sot ndjehen të pakënaqur nga diçka, edhe pse prej vitit 1989 standardi jetësor është rritur, papunësia është zvogëluar, ndërsa qytetet janë rregulluar.

Në lindje, megjithatë, flasin për pensione më të ulëta, fshatra që po treten dhe largim të fuqisë së kualifikuar punëtore.

Në zgjedhjet e nëntorit, populistët ultra të djathtë Alternativa për Gjermaninë u bënë partia e dytë për nga fuqia në rajonin e ish-Gjermanisë Lindore.

Gregor Gizi, një nga themeluesit e partisë E Majta, ka sqarim të thjeshtë.

“Prejardhja gjermanolindore konsiderohej më pak e vlefshme”, thotë Gizi, një nga politikanët e rrallë nga ish-regjimi komunist i cili realizoi karrierë politike pas bashkimit të Gjermanisë.

Lëshim më i madh në procesin e bashkimit ishte ai “që perëndimi asnjëherë nuk ishte me të vërtetë i interesuar për lindjen”, konsideron Gizi.

Shumica e qetë mundëson diktaturë

Shumica kritikojnë që hapësira e mbushur me histori rreth pikës kontrolluese Çarli duket si ndonjë lloj i Diznilendit. Muzeu i propozuar i Luftës së Ftohtë, i cili me vite planifikohet,  kurrsesi të fillojë të realizohet.

Funksionarja qeveritare Ana Kaminska ndërkohë thekson se nuk ka asnjë katedër në asnjë fakultet për ruajtjen e historisë së Gjermanisë Lindore. Hulumtimi shkencor i DDR-së me vite është në rënie, ndërsa në pjesën perëndimore të shtetit pothuajse edhe nuk është.

Берлински ѕид 3 - ЕПА

“Jo vetëm që ajo ka pasoja të rënda për edukim të mësuesve të ardhshëm të historisë, por edhe për kulturën gjermane të përkujtimit”, thotë Kaminski.

Anketat tregojnë se të rinjtë shumë pak dinë për demokracinë  dhe diktaturën pas vitit 1945. “Deficiti i tillë lehtë mundet të krijojë nostalgji, glorifikim dhe mite për DDR-në”, deklaroi ajo.

Ish i burgosuri politik Liçe nuk dëshiron më kurrë që kjo të përsëritet.

“Nga kjo frikësohem. Diktaturat krijohen shpejt, ndërsa i mundëson shumica”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button