Paratë e fasadave barok do të përdoren për fasada energjetike nëpër shkolla të mesme

Para tre muajsh (02.11.2017) kryetari i Shkupit Petre Shillegov duke urdhëruar gojarisht ndaloi realizimin e fasadave barok nëpër Shkup, të cilat renovoheshin me urdhër të paraardhësit të tij Koce Tarajanovski.

Thash urdhër me gojë që të ndalohen të gjithë fasadat. Bëhet fjalë për 95 objekte. Për këtë qëllim janë paraparë 90 milion denarë, para të qytetarëve të cilat do të kursehen (Shillegov)

Me 27.11.2017 Shillegov premtoi se parat të cilat pararendësi i tij i ka planifikuar për fasada të stilit barok, do t’i përdorim për fasada me efikasitet energjetik në shkollat e mesme. 

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Shkupit Petre Shillegov do të ndalojë realizimin e fasadave barok dhe parat do të përdoren për fasada energjetike për shkollat e mesme (dhënë në nëntor të vitit të kaluar) është realizuar. 

Me 12 janar 2018 Kryetari i Komunës Petre Shillegov në konferencë për shtyp për gazetarët informoi se Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me shkollat e mesme të cilat janë nën fuqinë e tij, fillon projekt të madh investues për rikonstruktimin e fasadave dhe objekteve infrastrukturore.

Me rikonstruktimin e fasadave do të përfshijmë të gjithë shkollat e mesme të cilat kanë nevojë për këtë. Me këtë shkollat do të bëhen me fasada efikase energjetike, në pajtim me standardet bashkëkohore për racionalizim dhe për kursim të energjisë elektrike energjisë për ngrohje. Përkrah fasadave restruktive është paraparë rikonstruktimi i çativë dhe tavaneve, aty ku është e nevojshme. Lartësia e mjeteve për këtë qëllim, të parapara me buxhetin e Qytetit të Shkupit arrin 70 milion denarë. Këto mjete i siguruam me përdorimin e mjeteve të cilat ishin paraparë për Shkupin 2014 – (Shillegov)

Ai poashtu, tha se janë paraparë 20 milion shtesë për furnizimin e shkollave të Shkupit me mjete dhe për rregullimi e infrastrukturës së brendshme në pajtim me prioritete e çdo shkolle. 

Me 31 janar (2018) Qyteti i Shkupit edhe zyrtarisht ndaloi realizimin e fasadave barok. Në seancën e mbajtur atë ditë Këshilli i Shkupit mori vendim për shfuqizimin e Programit për rikonstruktimin e fasadave të objekteve prej qendrës së Shkupit, por edhe i miratoi vendimet për shfuqizimin e vendimit për “barok” fasadat e këtyre objekteve. Me vendimin e marrë nga ana e këshilltarëve të qytetit ka shpëtuar pamja arkitektonike e objekteve të rëndësishme në qytet. Objektet “Ibni Pajko” dhe “Metropoll”, të ndërtuar në vitet e 30 të shekullit të kaluar,që do të kenë fasadat burimore të punuara prej arkitektëve të tyre. Së bashku me to, është ndaluar edhe ndryshimi i fasadave të tjera nga projektit “Shkupi 2014”.

Pushteti i ri në qytet tash vonë informuan opinionin se planifikon mjetet financiare për “barokëzimin” e Shkupit të shkojnë për fasada të reja me efikasitet energjetik për shkollat e mesme në kryeqytet.

Këto ditë (03.02.2018) kryetari Petre Shillegov, në konferencë për shtyp prezantoi rezultate dhe aktivitet më të rëndësishme në 100 ditët e para të mandatit, dhe mes tjerash, tha se:

Është ndaluar ndërtimi i 95 fasadave, të cilat duhej që të merrnin pamje të re barok dhe me mjetet të cilat ishin paraparë për Shkupin 2014, filluan aktivitet intensive dhe përgatitjet për rikonstruktimin e të gjithë shkollave të mesme, që të njëjtat të kenë fasada me efikasitet energjetik, në pajtim me standardet bashkëkohore për racionalizimin dhe shpenzimin e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje. 

Burimi: Vërtetmatësi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button