Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngritet për 5 vende

Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për pesë vende në renditjen më të re që është bërë nga FIFA për muajin e fundit.Kjo ngritje është bërë falë dy fitoreve të kombëtares shqipëtare në miqësoret e zhvilluara kundër Katarit dhe Iranit me rezultat 2-1 respektivisht 1-0.

Shqipëria ishte në vendin e 84, teksa me pikët e reja ajo është ngjitur në vendin e 79, duke shpresuar në vazhdimësi të kësaj forme.

Në vendin e parë mbetet ende Spanja, teksa befasia më e madhe e kësaj liste është që në vendin e dytë është kombëtarja e Uruguait që është një gjë historike për Amerikano-Latinët.

Në vendin e tretë është Gjermania e ndjekur nga Holanda, teksa në vendin e 5 dhe 6 janë Brazili dhe Anglia. Në vendin e 7 është Argjentina, teksa në vendin e 8 mbetet ende Kroacia.

Vendin e 9 dhe 10 e mbajnë Danimarka dhe Portugalia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button