Abdelslam refuzon të paraqitet në gjykatë
Salah Abdelslam (28), anëtari i vetëm i mbijetuar i celulës së Shtetit Islamik, e cila ka kryer sulme terroriste në Paris në vitin 2015, me ç’rast jetën e humbën 130 persona, refuzon të paraqitet në gjykim të enjten, kumtoi sot gjykata në Bruksel.
Abdelslam në gjykimin e djeshëm në Belgjikë mbrohej me heshtje dhe kjo ishte paraqitja e parë e tij në opinion. Ai refuzoi të përgjigjet në çfarëdo pyetje lidhur me këmbimzjarrin me policinë në Bruksel në mars të vitit 2015, që rezultoi me arrestimin e tij.
Abdelslam në Belgjikë u akuzua për tentim për vrasje. Ai pas sulmit në Paris është fshehur në Bruksel, ku u arrestua pas këmbimzjarrit me policinë, me ç’rast u lënduan tre policë.
Abdelslam në Bruksel u transportua nga një burg në Francë.