Djali i Hysen Musliut akuzon BDI-në për rrahjen e babit të tij

Mbrëmë në Tetovë është rrahur Hysen Musliu, ish anëtarë i agjencisë për kundërzbulim të Jugosllavisë, i njohur në opinion për gjykimin e tij për falsifikimin e dosjeve të funksionarëve të BDI-së.

Mbrëmë për televizionin Alfa ka folur djali i tij, Urim Musliu, i cili ka akuzuar anëtarët e BDI-së, konkretisht Bilall Cekën, anëtar i lartë i partisë në pushtet.

“Babai im ka lëndime trupore, ndërsa mjekët thanë se do ti duhet edhe intervenim kirurgjik në njërin sy” – tha Urim Musliu.

Nga partia e Ahmetit mohojnë çfarëdo lloj lidhjeje me rrahjen e Musliut. Shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi mbrëmë për Alfa tha se akuzat e tilla nuk do ta prishin festën e BDI-së me rastin e dhjetë vjetorit.

“E gjithë kryesia e BDI-së dje në Shkup ka festuar 10 vjetorin e themelimit të partisë dhe akuzat e tilla të pa baza nuk do ta prishin atmosferën e kremtimit të jubileut” – kishte thënë Grubi. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button