Qazim Asotiq – drejtor i ri i OBM-së

Ministria i Kulturës për u.d drejtor të ri të Operës dhe Baletit të Maqedonisë ka emëruar Qazim Asotiq, fagotist i parë – solist në orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë.

Asotiq arsimin e tij e ka mbaruar në shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikolovski Luj” në Shkup për fagot, në Fakultetin e Artit Muzikor në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup, ndërsa ka përfunduar studimet master në Universitetin e Prishtinës.

Ќазим Асотиќ

Ka punuar si bursist dhe me kontratë në orkestrën e OMB, ka qenë fagotisti i parë – solist në Orkestrën Simfonike në Nish nga viti 1996 deri në vitin 1998 dhe profesor inordinar në Akademinë e Muzikës në Universitetin e Prishtinës nga viti 2007 deri në vitin 2012.

Deri tani ka vizituar disa vende evropiane, ndërsa ka realizuar pjesëmarrje me Filarmoninë e Maqedonisë, Orkestrën e Mandolinave  si dhe ka mbajtur recitale të shumta me shoqërimin e pianos. Është fitues i disa çmimeve, fletëlavdërimeve dhe mirënjohjeve si në aktivitete humanitare ashtu edhe për vepra artistike dhe reproduktive. Gjithashtu është themelues dhe drejtor i Fondacionit „Zemra nga zemra” i themeluar për ndihmë dhe mjekim të personave të sëmurë nga leukemia dhe të gjitha llojet e kancerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button