QHA me padi penale për Sitel, Netpres, Dnevnik, Kurir dhe MIA

Kallëzim penal nga ana e Qendrës për Hulumtime dhe Analiza (QHA) fituan agjencia Netpres, gazeta Dnevnik, portali Kurir, televizioni Sitel dhe agjencia shtetërore e lajmeve MIA.

Arsyeja për kallëzimin penal është falsifikimi i rezultateve të anketës.

Aleksandar Mitovski, drejtor i agjencisë QHA deklaroi se padia penale është për shkak të mënyrës së paskrupullt në të cilën falsifikuan anketën më 31 maj gjegjësisht më 1 qershor dhe në atë mënyrë kanë luajtur me renomenë dhe vërtetësinë e QHA-së.

“Publikisht e ftojmë prokurorin publik që të ngre procedurë për vërtetimin e identitetit të personit i cili mori guximin që ta përdor emrin tonë për të falsifikuar rezultatet e hulumtimit tonë si QHA-Maqedoni, për të shkaktuar huti tek qytetarët.

Mitovski, deri te qytetarët apelon të kenë kujdes që të mos manipulohen dhe çdoherë të kërkojnë vërtetim se bëhet fjalë për rregullimin e mendimit publik. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button