Rama: Çamët janë shqiptarë me të drejta

Çamët janë shqiptarë me të drejta. Çështje territoresh midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të ketë.  Jemi shumë pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do jetë e drejtë për të dy vendet, pretendime territoriale nuk ekzistojnë”, ka deklaruar kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë dhënë për gazetën greke “Ta Nea”.

“Duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri, ‘çështja e çamëve’ ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër/më tej”, ka thënë ai.

Duke folur hapur për këtë çështje, siç njofton ATSH-ja, Rama shprehet se nuk mund të imagjinohet që në shekullin e 21 disa njerëz nuk mund të hyjnë dot në Greqi.

“Sinqerisht nuk besoj se çdokush njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron”, thekson kryeministri.

Sipas tij, “e njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart por edhe për shumë të tjerë”.

Duke u ndalur te çështjet që po diskutohen mes dy vendeve, Rama vë në dukje se “jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button