Ligji i gjuhëve, konvertimi i administratës në gjuhëtar është “budallallëk”

Meqë me ligjin e gjuhëve që është në procedurë të leximit të tretë në Kuvendin e Maqedonisë parashihet formim i dy institucioneve të reja, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Ligjit të Gjuhëve, të njëjtat sipas profesorit universitar të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Fatmir Sulejmani do të duhet të përbëhen nga gjuhëtar të gjuhës shqipe dhe jo nga administratorë të cilët kryesisht janë ekonomistë dhe Juristë, shkruan Portalb.mk.

Vendimin e qeverisë për risistemimin e Administratës në formimin e këtyre dy institucioneve shtetërore, profesori Sulejmani e quan budallallëk të madh dhe kjo gjë sipas tij mund të ndodhë vetëm në Maqedoni.

Fatmir Sulejmani
Fatmir Sulejmani

“ Çështja e risistemimit të administratës shtetërore dhe konvertimi i tyre në përkthyes profesional është budallallëku më i madh që mund ti ndodhe një qeverie, pasi që është një gjë e tillë e pa munduar pasi që administratorët kryesisht janë juristë ose ekonomistë dhe nuk kanë të bëjnë fare me gjuhën dhe ta marrish këtë me një lehtësi dhe ti konvertosh ata në  gjuhëtarë është shumë absurde dhe në Maqedoni kjo gjë duket normal”, tha Sulejmani.

Nga qeveria kohë më parë thanë se punësime të reja nuk do të ketë, pasi që të punësuarit në dy institucionet do të merren nga institucionet tjera me ri sistemimin e administratës. Me ligjin e gjuhëve pritet formimi i dy institucioneve, Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë të licencuar. Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga Qeveria përmes shpalljes publike. Pos Agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për Përdorimin e Ligjit të Gjuhëve.

Ndërkaq, një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi i ligjit, të gjitha institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe një mijë deri 1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore.

Krahas kësaj, ditë më parë u shtrua edhe ideja e formimit të Këshillit për Licencim të Lektorëve të Gjuhës Shqipe, ngjashëm si ai i gjuhës maqedonase. Sipas juristëve, formimi i Këshillit të Licencimit do të mund të parashihej me formimin e Inspektoratit ose Agjencisë.

Ligji i gjuhëve, e paqartë se a do të ketë punësime të reja në Maqedoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button