Amendamentet e gjuhës ende në kontrollim, i paqartë fati i Kuvendit të Maqedonisë!

Shërbimi i Kuvendit të Maqedonisë sot njoftoi se edhe më tej është duke u punuar në kontrollimin se nëse 35,569 amendamentet për ligjin e gjuhëve e dorëzuara janë teknikisht në rregull, megjithatë sipas asaj që u njoftua nga atje ende nuk dihet se kur i njëjti do të vihet në sencë plenare, a do të ndryshojë numri i tyre dhe a do të bllokohet puna e Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Ende nuk ka përfunduar kontrollimi i amendamenteve, tash për tash nuk ka diçka të re nga ajo që njoftua dje”, thanë nga Kuvendi i Maqedonisë.

Përndryshe, më 29 janar, 35,569 amendamentet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja u vunë në rend dite në seancë plenare dhe për shkak se të njëjtat nuk ishin përkthyer, ligji i gjuhëve nuk është vënë në diskutim deri më sot. Dje përfundoi përkthimi i amendamenteve, por filloi kontrollimi i tyre.

Të premtën skadon edhe afati 30-ditor, ndërsa nëse të njëjtat diskutohen veçmas, vetëm për ligjin e gjuhëve Kuvendi i Maqedonisë do të duhet të punojë gjashtë muaj. Mirëpo debati mendohet të shkurtohet, sepse pas arkivimit të amendamenteve me numër rendor të caktuar, pason procedura e krahasimit të amendamenteve me qëllim të grupimit të teksteve që kanë përmbajtje të njëjtë. Pas grupimit të amendamenteve, ashtu edhe vendosen në diskutim dhe kështu do të mund të shmanget debati i gjatë për ligjin e gjuhëve.

Sipas procedurës, dorëzuesi i çdo amendamenti ka të drejtë nga 3 minuta ose për të gjithë amendamentet 105.000 minuta. Matematika optimiste mund të plotësohet nëse për një orë shqyrtohen 20 amendamente ose 240 në ditë.

Mijëra amendamentet e VMRO-së, vetëm një mundësi mund ta “shpëtojë” Parlamentin e Maqedonisë nga bllokimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button