Beyonce sërish shtatzënë?

Këngëtarja e njohur Beyonce është përsëri shtatzënë. Kështu po flitet në mediat amerikane. Dikush shumë i afërt me Beyoncen dhe Jay-Z e ka hedhur në media këtë lajm.

“Ne porositëm Petrus dhe Champagne disa herë, ndërsa Petrus është vera e saj e preferuar. Nuk ka mundur ta pinte dhe thjesht nuk ishte vetja”, zbuloi një burim. Ai gjithashtu shtoi se ylli i ri pi vitamina B dhe pa vitamina të tjera që janë tipike për gratë shtatzëna. Nëse thashethemet e medieve janë të vërteta, pritet të konfirmohen së shpejti.

Ndërsa në fillim të muajit të kaluar Beyonce Knowles ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për të marrë pjesë në filmin muzikal “One Hit Wonders”, në regji të Ryan Murphy, autor i serisë së mirë njohur “Glee”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button