Përçarja në Lëvizjen Besa, krahu i Kasamit publikoi vendimin e Gjykatës Themelore (VIDEO)

Abdush Demiri nga Lëvizja Besa e cila përkrah për lider Bilall Kasamin, para gazetarëve sot publikoi vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 në të cilën refuzohet ankesa për të bërër lider të përkohshëm partie Nexhbedin Karemanin, transmeton Portalb.mk.

“Pas një periudhe të vështirë që kaloi Lëvizja Besa ku u përballën me shumë spekulime të drejtuar në adresë të partisë, përfundimisht kjo situatë e pakëndshme ka marrë një epilog. Sot publikojmë vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 ku është refuzuar kërkesa e një grupi të pakënaqur për të ndryshuar kryetarin e partisë me metoda jodemokratike duke shkelur gjitha procedurat statutore dhe mbi të gjitha duke manipuluar me opinionin publik se ata përfaqësojnë shumicën e Këshillit qendror të partisë, gjë që në këtë vendim u vërtetua si e pa vërtetë. Pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore Shkupi 2 merr fund manipulimi i cili ka patur për qëllim të dëmtojë Lëvizjen Besa”, tha mes tjerash në konferencë për madia Abdush Demiri.

Ai gjithashtu njoftoi se me 24 shkurt do të mbahet Kongresi i parë i partisë.

“Prandaj sot u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Besa që kanë qenë të hutuar nga dezinformatat e plasuara në opinion që të kyçen në strukturat e partisë të cilat po formohen në prag të Kongresit të parë të Lëvizjes Besa i cili do të mbahet me 24 shkurt në Shkup dhe të mos bëhen pjesë e agjendave të dyshimta”, shtoi Abdush Demiri.

Në pyetjen e Portalb.mk se a do të ishin pjesë e qeverisë nëse ftohen nga kryeministri Zoran Zaev ai tha që kryesia do të shqyrtojë seriozisht këtë mundësi.

Prapaskenat e përçarjeve në BESA, çfarë ndodhi dhe kush e ka shumicën? (Dokumente)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button