3.000 vauçerë për absolventët

3.000 absolventë të rregullt që i plotësojnë kriteret, do të marrin vauçerë në vlerë prej 15.500 denarësh që të mund të furnizohen me kompjuterë ose lap-topë.    

Ministri i arsimit, Pançe Kralev tha se qëllimi i kësaj mase të Qeverisë është që t’u sigurohet studentëve absolvent pajisje kompjuterike që do të mund ta përdorin gjatë zhvillimit të karrierës së tyre.

“Si pjesë e procedurës për dhënien e vauçerëve si herën e kaluar ashtu edhe këtë herë, secili që i plotëson kushtet do të mund të aplikojë në fakultetet e tyre. Aplikimet e suksesshme do të dërgohen deri te MASH e cila pas vauçerëve të marra nga Ministria e Shoqërisë Informatike do t’i shpërndajë në pajtim me aplikimet e suksesshme”, tha Kralev. 

Ai theksoi se jo vetëm që do të ndihmojmë studentët po ashtu i ndihmohet edhe  IT-sektorit dhe është një masë që ndikon në mënyrë stimuluese si në arsim ashtu edhe në kompanitë që janë pjesë e shoqërisë informatike në Maqedoni. 

Kriteret për fitimin e vauçerit janë që të ardhurat e dy prindërve të mos janë më shumë se 12.000 denarë si dhe absolventi të ketë vërtetim se është student i rregullt.

Nga ana tjetër, ministri i informatikës, Ivo Ivanovski tha se do të përpilohet dhe një ligj për vauçerë në të cilin do të shënohen kriteret për studentët të që ta fitojnë vauçerin. 

“Së bashku me Ministrinë e Financave, përgatisim ligj në të cilin do të shënohen kriteret për kompanitë të cilat mund të konkurrojnë që të shfrytëzohen këto vauçerë dhe ligj ku do të shënohen kriteret për institucionet të cilat do t’i shpërndajnë vauçerët”, tha Ivanovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button