Maqedonia mbetet në tranzicion, demokracia në të shqetësuese

Freedom House publikoi raportin për gjendjen e demokracisë dhe liritë politike dhe qytetare në botë, në to Maqedonia morri notën  3.89  në bazë të shkallës së vlerësimit që fillon prej 1 deri në 7 dhe gjendet në  grupin e vendeve me demokraci të pjesërishme.

Raporti “Vendet e tranzicionit  2012” për Maqedoninë shkruan se ka marrë notën 3.89   në sferën e sundimit të së drejtës si dhe luftën kundër korrupsionit.
Ndërsa liria e mediave mbetet sërish në gjendje alarmante duke shënuar rënie në këto dy vitet e fundit me notë nga 4.25 (2010) në  4.75 (2012).

Sipas rankimit, vjet Maqedonia ka qenë e rankuar në vendin e 96 me 48 pikë, por këtë vit ajo ka 54 pikë dhe ka shkuar 19 vende më poshtë, në pozitën e 115 (të cilën e ndan me Moldavinë).

Parametrat e tjerë sa i përket procesit zgjedhor, punës së Qeverisë nuk shënojnë progres. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button