Rasti “Sopot”, i akuzuari Sulejmani: Është e tepërt të gjykohem 14 vite

Gjykimi për rastin “Sopot” sot në Gjykatën Penale filloi prej fillimi. Të akuzuarit për të pestën herë me radhë u pyetën për ngjarjen, por ato mbeten në të njëjtin qëndrim siç e kanë dhënë më herët. Vetëm i dyshuari i parë Sulejman Sulejmani kërkoi nga gjykata që ky proces gjyqësor të përfundojë sa më shpejtë sepse, siç tha, 14 vite shkuarja në gjykatë është mundim i tepërt, transmeton Portalb.mk.

“Nuk kam bërë asgjë, dhe asgjë nuk është e vërtetë nga ajo që gjykohem. Kam 73 vite dhe 14 vite akuzohem për vepër që nuk e kam bërë. Kjo është shumë dhe e lus Zotin për drejtësi sepse kjo më nuk durohet”, tha i akuzuari Sulejmani para gjykatës.

Sot në seancë përsëri u shfaq dëshmitari Ramadan Bajrrami i cili në seancën e kaluar dha dëshmi para gjykatëses Dijana Gruevska Ilievska dhe me detaje tregoi se si ka qenë i detyruar të jep dëshmi të rrejshme nga inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të cilët i kanë malltretuar që të japin dëshmi të rrejshme. Edhe sot para gjykatësit Darko Todorovski, Bajrami mbeti në dëshminë e njëjtë.

Gjykatësi Todorovski paralajmëroi se në seancën e radhës të caktuar për 2 mars në seancë do të ftohen edhe inspektorët e MPB-së dhe ky gjykim do të jetë i mbyllur për opinionin.

Avokati Naser Raufi në deklaratë për media paralajmëroi se do të kërkojë nga gjykata që si dëshmitarë për këtë rast gjyqësor të dëgjohen Sasho Mijallkov dhe GordanaJankullovska.

Ndryshe, ky rast është prej vitit 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën pasi që automjeti i terrenit shkeli në një minë në rrugën lokale Sushevë – Sopot.

Në këtë rast dhjetë persona u dënuan për terrorizëm. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjetin shpërthyes në rrugën lokale Sushevë – Sopot,

 

LEXO: Rastin “Sopoti”, rrëfehet Ramadan Bajrami: Ja si ma morën dëshminë me dhunë

LEXO: Rasti “Sopot”: PSP si dëshmi dorëzoi “bombën”, bisedën telefonike mes Mijallkovit dhe Jankullovskës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button