Ja si do të jetë moti në Maqedoni prej nesër

Ndryshim i motit me reshje të shiut priten gjatë ditës së nesërme. Nesër paradite do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut në pjesën jugperëndimore të vendit, ndërsa nga mesi i ditës në pjesët perëndimore do të nisin reshjet e shiut me intensitet të dobët deri në mesatar të cilat pasdite do të kalojnë drejtë lindjes.

Në malet e larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor i cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit.

DPHM  për të enjten dhe të premten paralajmëron mot stabil, ndërsa valë e re e lagësht pritet gjatë fundjavës.

Sot në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit mot i kthjellët dhe më i freskët dhe erë të dobët juglindore. Në juglindje ka vranësira të vogla dhe mesatare, ndërsa mjegull të dobët ka në Demir Kapi. Temperatura do të jetë në interval prej tetë deri në 14 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 13 gradë.

Më ftohtë sot në mëngjes është në Mavrovë ku janë matur minus pesë, ndërsa më ngrohtë në Dojran ku temperatura minimale është katër gradë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button