NBA: Celtics tronditin Miamin

Boston Celtics kanë treguar kurajë dhe vendosmëri duke shënuar fitore me rezultat 94-90 në fushë të Miami Heat për t’iu afruar në një ndeshje titullit të kampionit të Konferencës Lindore.

LeBron James shënoi 30 pikë dhe Dwyane Wade 27 të tjera, por Heat nuk ishin të mirë në mbrojtje në pjesën e dytë dhe tash janë një hap larg eliminimit nga gara.

Rajon Rondo ishte arkitekti i fitores së Bostonit me 13 asistime, edhe pse nuk ishte i saktë në gjuajtje, me 3 nga 15 tentimet e realizuara. Kevin Garnett ishte “ekzekutuesi” me 26 pikë dhe 11 kërcime.

Celtics tash janë në avantazh 3-2 në serinë e finaleve të Lindjes dhe në ndeshjen e gjashtë, që zhvillohet të enjten, do të kenë edhe epërsinë e fushës vendore dhe mbështetjen e publikut vendas./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button