“Flydubai” nga vjeshta fluturon për në Shkup

Shkupi është zgjedhur të jetë destinacioni më i ri i “Flydubai”, vetëm disa ditë pas kremtimit të trevjetorit të themelimit. Me këtë, rrjeti i aviokompanisë inventive në Evropën Qendrore dhe Lindore është zgjeruar në 15 destinacione në 10 vende, që është më gjithpërfshirës në mesin e aviotransportuesve të Lindjes së Afërt. Shërbimi nga Shkupi do të jetë i arritshëm dy herë në javë dhe do të fillojë më 18 tetor të vitit 2012 me çmime duke filluar nga 490 euro.

Fillimi i fluturimeve të “Flydubai” do të sigurojë mundësi më të madhe për lidhje të pasagjerëve që udhëtojnë deri në Dubai, por edhe më tej, deri në Lindjen e Largët, Australi ose në cilindo nga destinacionet e shumëllojta që ky aviotransportues i lidh në rrjet prej 45 qyteteve nëpër vendet arabe në Gjirin Persik, Lindjen e Afërt, Afrikë, nënkontinentin indian dhe Azi.

Fluturimet për në Dubai do të operojnë dy herë në javë, të hënën dhe të enjten. Nga aeroporti “Aleksandari i Madh” avioni do të fluturojë në ora 13:25, ndërsa do të arrijë në Dubai në 20:35 sipas kohës lokale. Fluturimi kthesë nga Dubai do të fluturojë në ora 9:15, ndërsa në Shkup do të aterojë në ora 12.40. /portalb/

  

Lajme të ngjashme

Back to top button