Dafina Zeqiri: Më pëlqen shumë Rita Ora

Këngëtarja Dafina Zeqiri, aktualisht është ndër personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar, qoftë për jetën private apo karrierën e saj.

E kjo e fundi po i ecën shumë mirë asaj, pasi mbrëmë pranoi tre shpërblime nga Videofesti Muzikor 2012 për videoklipin e saj ‘’My swag’’. 

Këngëtarja e cila eksperimenton shumë me dukjen e  saj, ngjason shumë në paraqitje me këngëtaren Rita Ora, prandaj fansat e Dafinës ka kohë që kërkojnë një bashkëpunim mes këtyre dy këngëtareve, por nëse do mund të ndodhë një gjë e tillë, pritet të shihet, edhe pse dy këngëtaret shkëmbejnë biseda e komente në Twitter.

”Nuk kam biseduar asnjëherë për ndonjë projekt, por kam parë që fansat kanë kërkesa për bashkëpunim, ka thënë Dafina për mediat në Kosovë, duke shtuar: “ Mua më pëlqen shumë Rita Ora dhe nuk jam kundër një bashkëpunimi”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button