Në Shqipëri hapet televizion – partner i CNN

Kompania shqiptare e ndërtimtarisë “Gener2” ka arritur marrëveshje me shtëpinë amerikane televizive CNN që të hapë kanal 24-orësh informativ me emrin A2.

“Me hapjen e televizionit partner të CNN në Tiranë duam ta ngritim përmbajtjen informative në nivel më të lartë dhe ta ndërrojmë realitetin medial në Shqipëri, duke ofruar burim të shpejtë, analitik dhe kredibil të informacioneve”, deklaroi drejtori i Gener2, Bashkim Ulaj, i cili marrëveshjen e nënshkroi me përfaqësuesin e CNN Greg Bajtçman.

Ulaj shtoi se televizioni si target grup do t’i ketë shikuesit në Shqipëri, por edhe në fqinjësi.

Hapja e këtij televizioni në Shqipëri, pason pas hapjes së televizionit N1 me seli në Beograd, Zagreb dhe në Sarajevë, e cila gjithashtu ka marrëveshje për partneritet me CNN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button