fbpx

Së paku 21 të vdekur gjatë sulmit kamikaz në Kandahar

Së paku 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të një kamikazi me bombë, që sot në mëngjes ndodhi në qytetin jugor afgan të Kandaharit.

Sulmuesi me motor kishte hyrë në parkingun në të cilin gjendeshin disa kamionë, të cilët shfrytëzohen për furnizimin e bazave ajrore të NATO-s në Kandahar.

Shefi i policisë lokale Abdul Razik kumtoi se të gjithë të vdekurit janë civilë, ndërsa asnjë ushtar nuk është plagosur. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close