BDI e përgatit Fatmir Besimin për guvernator të Bankës Popullore

BDI është duke e përgatitur ish ministrin e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, i cili momentalisht është këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev, për guvernator të ri të Bankës Popullore, pas skadimit të mandatit të Dimitar Bogovit në mars, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve partiake të javores “Fokus”, BDI vlerëson se Besimi është zgjidhje e shkëlqyer për plotësimin e kësaj pozite, duke e pasur parasysh siç thonë ata, është kuadër profesional dhe karrierën e tij e ka kaluar në Bankën Qendrore, ku edh edhe ka qenë zv/guvernator.

Përskaj asaj, bashkëbiseduesit e BDI-së për “Fokus” thonë se, në të mirë të Besimit shkon edhe konteksti politik dhe konstelacioni politik, për arsye se propozimin për njeri të parë të Bankës Popullore e dorëzon presidenti Gjorge Ivanov, ndërkaq e voton Kuvendi me shumicë parlamentare.

Besimi ka refuzuar që të deklarohet rreth këtyre informatave, ndërkaq nuk k informata as nga LSDM dhe Kabineti i Ivanovit.

Ndryshe, guvernatori aktual është zgjedhur me 62 vota nga VMRO-DPMNE në mars të vitit 2011.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button