Kumanova do të digjitalizohet nga gjitha anët

Në vet-administratën lokale të Kumanovës, ka filluar përgatitja e strategjisë për komunikim informativ – teknologjik. Me këtë hap mëtohet lehtësimi i komunikimit midis institucioneve komunale, porse edhe lehtësimi për qytetarët gjatë shtrimit të kërkesave të ndryshme përmes rrugës elektronike. 

Në këtë mënyrë të gjitha entet dhe institucionet lokale komunale parashihet të përfshihen në rrjetin kompjuterik. Gjithashtu parashihet që në rrjetizimin kompjuterik të futen edhe shkollat, çerdhet për fëmijë, shtëpia e pleqve, biblioteka e qytetit e të tjera.

Për tu ndërmarr një aktivitet i këtillë avancues në funksionimin e shërbimeve në institucione të ndryshëm Komuna e Kumanovës ka bërë konsultime gjashtëmujore me ekspert të teknologjisë kompjuterike, kurse për këtë qëllim është përgatitur strategji për periudhën katër vjeçare 2012-2016. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button