Mungojnë akusheret në sallat e lindjes në vend

Mungesa e akushereve në sallat e lindjeve në vend është vetëm një prej arsyjeve për vdekshmërinë e rritur të foshnjave dhe të nënave gjatë viteve të fundit, komentojnë një pjesë e gjinekologëve. Ndonëse në gishta mund të numërohen akusheret, të cilat punojnë në spitale, gjenerata e fundit që ka maturuar në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup ka qenë në vitin 2004, ndërsa drejtimi i tillë më nuk ekziston.

“Sipas programit të ri, drejtimi për akusheri më nuk ekziston, ndërsa gjenerata e fundit ishte para më shumë se pesë viteve, informuan nga shkolla e mesme e mjekësisë.
Një pjesë e gjeneratës së fundit të akushereve, të cilët kanë kryer shkollën në vitin 2004 thonë se nuk e dijnë arsyen, pse ky drejtim më nuk funksionon, por pohojnë se nevoja e akushereve të reja është alarmante.

“Shohim se po ndodhin gjëra të tmerrshme, foshnjat vdesin, nënat vdesin, ndërsa ne nuk mund të gjejmë rrugëdalje nga situata e tillë. Nuk mund që në sallën e lindjes të lëshojmë motra medicinale, të cilat do të mundësojnë lindjen e nënave të ardhshme. Duhet të pyesim si ka mundur të hiqet ky drejtim në shekullin 21, që vite më parë ka kontribuar shumë, thekson një akushere, e cila dëshironte të mbetet anonime. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button