Vazhdon Operacioni “Dega e Ullirit”, 947 terroristë të neutralizuar

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” i nisur në Afrin të Sirisë, kanë neutralizuar 947 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se nga informacionet e marra nga rajoni ku zhvillohet operacioni njoftohet se janë neutralizuar 12 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Në deklaratë theksohet se që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” e deri tani janë neutralizuar 947 terroristë.

Operacioni “Dega e Ullirit”, ka nisur më 20 janar 2018 në Afrin nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit.

Operacioni po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjet e terroristëve, duke u treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohen civilët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button