Një tërmet prej 5.3 ballë goditi Indonezinë

Pjesa jugore e Indonezisë është goditur nga një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas Rihterit, ndërsa dridhja e tokës është ndjerë në rajonin ku jetojnë rreth pesë milionë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti ka ndodhur në krahinën indoneziane Nusa Tenggara Timur, ndërsa nga Agjencia Indoneziane për Meteorologji dhe Gjeofizikë është njoftuar se epiqendra është regjistruar jo shumë larg nga qyteti Hepang.

Epiqendra e dridhjes është regjistruar në thellësi prej 138 kilometrave dhe deri tani nuk ka informacione për persona të vdekur apo plagosur.

Qendra për ndjekjen e cunameve në Paqësor nuk ka lëshuar paralajmërim për mundësi të paraqitjes së dallgëve pas tërmetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button