Berisha: Bota në krizë, Shqipëria është “Kina e vogël e Europës”

Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar me forumin ekonomik, IDB, ka thënë se, Shqipëria ka ruajtur me sukses një rritje ekonomike, në një kohë që Europa po përballet me një krizë borxhesh.

“Në 4 vitet e fundit ka pasur rritje ekonomike më të lartë se vendet e rajonit si dhe janë rritur investimet e huaja dhe kjo falë modelit të implementuar, bazuar në taksat e ulëta. Qeveria jonë është e bindur se mënyra më e mirë për të përballuar krizën është mbështetja ndaj bizneseve”, u shpreh Berisha.

Kryeministri shprehi angazhimin e qeverisë kundër taksave të larta, duke theksuar se do mbahet borxhi nën kontroll.

Berisha tha se, edhe investimet e huaja kanë shënuar një rritje, ndërsa ka vlerësuar se edhe turizmin si një element të rëndësishëm në ekonominë e vendit, ku tha se numri i vizitorëve dhe turistëve është rritur më shumë se 13 herë.

Berisha shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur çdo biznes të huaj që investon në vend. Kryeministri vlerësoi se investitorët e huaj kanë arsye të forta të investojnë në Shqipëri, pasi ndërkohë që Europa është në kohë krize, Shqipëria ne 4 vitet e fundit ka patur rritje 4 herë më të madhe se sa mesatarja e rajonit.

Në këtë kontekst Berisha vlerësoi se Shqipëria është Kina e vogël e Europës, pasi tregu i punës është i ngjashëm me të Kinës, me njerëz punëtorë dhe të edukuar, prandaj shtoi ai çdo sipërmarrës ka më shumë arsye për të investuar në këtë vend. 

Lajme të ngjashme

Back to top button