Zbulohen pesë emigrantë në një automjet në fshatin Reçicë

Policia dje i ka zbuluar pesë emigrantë prej të cilëve tre kurdë dhe dy sirianë në një automjet të drejtuar nga një qytetar i Shkupit në afërsi të fshatit Reçicë. Drejtuesit të automjetit i është caktuar paraburgim prej tridhjetë ditësh.

Në kumtesën e MPB-së, thuhet se në afërsi të fshatit Reçicë, nëpunësit policorë të SP Bellanocë gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.B. (36) nga Shkupi, i kanë gjetur tre kurdë A.M. (26), S.K. (35) dhe D.F. (26) dhe dy sirianë A.A.A. (27) dhe M.K.A. (18).

Ata së bashku me shoferin janë dërguar në Stacionin policor. Nga Gjykatësi i Gjykatës Themelore – Shkup, I.B. i është përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button