Shtohet përkrahja për protestën e nesërme

Demokracia e Re do të mbështet protestën e Shoqatës së ish të përndjekurve dhe te burgosurve politik shqiptar në Maqedoni.

Gjendja e këtillë me ish të burgosurit politik ngjashëm sikurse edhe gjendja me viktimat dhe invalidët e konfliktit të 2001 është mbi të gjitha pasojë e indiferentizmit dhe pa aftësisë të përfaqësuesve shqiptar në qeveritë maqedonase për tu ballafaquar me problemet madhore të qytetarëve tanë, thuhet në njoftimin e DR-së.

Kërkesat për ç ‘dëmtim dhe kompensim janë më se të drejta dhe legjitime, vlerësojnë nga DR-ja. 

Maqedonia është shteti i vetëm dhe unik nga vendet e ish bllokut komunist jo ngaqë ajo deri më tani nuk ka bërë  ç ’dëmtimin e këtyre personave të cilët me vuajtjet dhe sakrificën e tyre kanë kontribuar që qytetarët e këtij vendi pa marr parasysh përkatësinë  etnike të çlirohen nga diktatura komuniste por ngaqë qeveria e Maqedonisë ka bërë një ç ’dëmtim të seleksionuar – ajo deri më tani ka ç ’dëmtuar dhe kompensuar  shumë mirë të gjithë ish të burgosurit politik maqedonas dhe shoqatës së tyre e cila nuk numëron më shumë se 10 – 20 anëtarë i ka dhënë ndihma dhe beneficione nga më të ndryshmet  duke e  përfshirë mes tjerash edhe në shumë projekte të rëndësishme,  ndërsa për ç’ dëmtimin e ish të burgosurve politik shqiptar nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël”, thekson Demokracia e Re. 

Protestën e nesërme e përkrah  Rilindja Demokratike Kombëtare opozitare, PDSH akoma nuk është prononcuar, ndërsa BDI ka qëndrim se ka kryer të gjitha përgatitjet dhe së shpejti do të prezantojë para shumicës parlamentare propozim-ligjin për dëmshpërblimin e të burgosurve, të përndjekurve dhe të diferencuarve ideo-politikë shqiptarë gjatë ish sistemit komunist. 

Sipas Talat Xhaferrit, protesta është çështje legjitime dhe nëse qëllimi është të miratohet ligji atëherë publiku duhet ta dijë se së shpejti BDI do të del me propozim-ligj për dëmshpërblimin e tyre i koordinuar me Shoqatën e isH të burgosurve dhe të persekutuarve politikë.

Protestën e ditës së enjte të organizuar nga Shoqata e të Persekutuarve politikë e përkrahin edhe Shoqata e Historianëve, Shoqata e Arsimtarëve dhe disa dhjetëra shoqata të tjera.

Dje në mbështetje të saj doli edhe Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar ILLYRICUM LIBERTAS  nga Tetova.

Protesta ka moton:  Për dinjitet, vlera evropiane dhe bashkim dhe do të mbahet në Shkup, ditën e enjte, në orën 13:00 përpara Qeverisë të Maqedonisë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button