Protesta kundër emrit të Maqedonisë në Athinë, ja çfarë shkruajnë mediat botërore

Gazeta gjermane Shpigel po përpiqet ta shpjegojë konfliktin midis Athinës dhe Shkupit, duke cituar një deklaratë të Shtefan Trebst, profesor i historisë për Evropën Lindore.

I pyetur nëse ka arsye të qarta që e pengojnë Shkupin të përdorë emrin Maqedoni, ai përgjigjet: “Nga pikëpamja greke, emri i vendit fqinj i cili është si i provincës greke me këtë emër, fsheh rrezik për shtetin. Kjo është absurde, sepse me dekada Greqia është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe ka armatë e cila është dukshëm më e madhe se ajo e shtetit mikroskopik Maqedonia. Prandaj mendon se pohimet greke për siguri, janë të pabaza.

Gazeta Fanjnshëll Tajms në faqen e parë boton një artikull të gjerë për tubimin. Nën artikullin ka një frazë – Fqinjët në betejë për emrin.

“Kontesti midis Greqisë dhe fqinjit të saj verior bëri që mijëra grekë të dalin në rrugët e Athinës”, shkruan gazeta. Ata janë në fokus të përpjekjeve të dy qeverive të gjejnë zgjidhje për problemin nën patronazhin e ndërmjetësit të KB-së. Gazeta thekson edhe druajtjen e grekëve për shkak të “pretendimeve irredentiste” nga ana e Maqedonisë të cilat janë pengesë që vendi të hyjë në NATO.

Skaj njuzi britanik botoi artikull në të cilin përpiqet t’i shpjegojë arsyet të cilat kanë bërë që mijëra grekë të shfaqin druajtje për emrin Maqedoni.

Protestues në Athinë në tubim masiv kundër kompromisit të mundshëm nga ana e Greqisë për kontestin me emrin zyrtar të vendit fqinj”, thuhet në komentin e një televizioni kinez.

Agjencia DPA publikoi nën titullin Protesta të mëdha në Athinë: Maqedonia është greke, dhe pohon se qindra mijëra, sipas protestuesve dhe pothuajse një milionë, kanë insistuar që Greqia të fitojë të drejta ekskluzive mbi përdorimin e emrit Maqedoni. Theksohet se në protesta janë ftuar edhe organizata nacionaliste dhe organizata me orientim religjioz. Në ato kanë marrë pjesë politikanë konservatorë, populistë të krahut të djathtë dhe mitropolitë prej shumë rajoneve të vendit.

Agjencia Frans pres njoftoi se në protestë ishte edhe ish kryeministri Antonis Samaras, i cili ishte ministri i Punëve të Jashtme në  kohë kur  kanë filluar mosmarrëveshjet në vitin 1991. Ata përkujtojnë se protestë e ngjashme është mbajtur edhe në Selanik para dy javë në të cilin ka pasur pothuajse 100.000 protestues.

Në raport theksohet se Qeveria në Athinë nuk do të jetë nën ndikim të protestave në vendimin e saj për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe me qëllim të përforcohet stabiliteti në Ballkan. 

Ka përfunduar qetë protesta në Athinë në “mbrojtje të Maqedonisë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button