Kumanova sot do të mbyt minjtë

Në Komunën e Kumanovës sot ka filluar aksioni i deratizimit. Tretmani do të bëhet me vënien e kurtheve nëpër  pusetat e rrjetit të kanalizimit, kurse do të përfshihen edhe hapësirat që shërbejnë për grumbullimin e ujërave atmosferike.

Preparati që do të shfrytëzohet për këtë qëllim bie në grupin e antikuagulantëve dhe do të jetë në formë të bllokut antiparafin. 

Andaj njoftohen qytetarët që në rast se hasin në të njëjtat në hapësire të hapur mos ti prekin. Ky aktivitet është paraparë të bëhet në dy faza, sot dhe në fund të shtatorit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button