Ndarja e VV-së, ndarje e “shapit nga sheqeri” apo fundi i një alternative për ndryshim?!

Ashtu siq e kam cekur edhe më herët, fuqizimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 qershorit të vitit të kaluar ishte surpriza më e këndshme dhe shpresa për një ndryshim jo aq shumë të dëshiruar nga popullata, por si e vetmja mundësi për largimin e së keqes së instaluar në këtë vend tani e 19 vite më parë.

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik, i pasprovuar deri më tani në qeverisjen qendrore kishte mbetur shpresa e vetme për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.

E kam thënë edhe në një rast, po e përsërisë prapë, tërheqja e zotit Albin Kurti nga posti i kryetarit të VV-së ishte akt i pamenduar mirë, konsekuencat e të cilit veprim po i vuan sot VV-ja, me ç’ rast Kurtit i doli gjithçka nga kontrolli!

Mbajtja e zgjedhjeve në mënyrë të përshpejtuar brenda këtij subjekti politik  e solli përsëri Albin Kurtin në kreun e VV-së, por jo edhe fuqinë politike që kishte më parë dhe as rikthimin e namit të VV-së së dikurshme.

Rrugëtimi i Albinit

Enigmë mbetët fakti, se si do të funksionojë VV-ja pas ndarjes së fundit, a do të mbetët edhe më tutje organizatë apo do të profilizohet si parti politike e qendrës së majtë!

Po ashtu enigmë mbetët edhe kredibiliteti i udhëheqjes së re të VV-së! A u nda “shapi nga sheqeri” apo jo pas largimit e të “klonuarve” të Albinit nga ky subjekt?!

Të larguarit (të “klonuarit”) nga VV-ja, të cilët deri dje, përveç imitimit të idhullit të tyre (Albinit) në gjeste dhe veprime (lëvizje të duarve), mundoheshin edhe të imitonin edhe mimikën e tij, tani pas largimit edhe pse po mundohen ta bëjnë të kundërtën, megjithatë nuk po mund i heqin veset e pjekura në trurin e tyre.

Qytetarët, tani e kanë akoma më se të vështirë t’i besojnë Albin Kurtit në rrugëtimin e tij, e aq më pak të “klonuarve” të tij, tashmë të distancuar nga konceptet politike të Albinit, anipse vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtit binarë ideologjik të idhullit dhe mentorëve të tij politikë.

Pavarësisht faktit të rikthimit të Albin Kurtit në krye të VV-së, tani i kemi dy degëzime të të njëjtit krah ideologjik dhe në asnjë rrethanë VV-ja nuk është dhe nuk do të jetë ajo që ishte më parë, shkaku i humbjes së kredibilitetit në opinionin publik pas zbardhjes së përgjimeve të klanit COCA COLA ZERO.

Tani, fati i VV-së është në dorën e prokurorisë për zbardhjen e prapaskenave të klanit të inkriminuar COCA COLA ZERO, nga e cila do të bëhej e mundur ndarja përfundimtare e “shapit nga sheqeri” nga kjo organizatë.

E përbashkëta e LDK-së dhe VV-së

Vetëm pas pastrimit të plotë nga të inkriminuarit, korruptuarit dhe grupet e interesit të lidhura me mafio-oligarkët ekonomik, VV-ja mund të rimarrë veten, gjegjësisht fillimin nga pika zero, ndryshe çdo neglizhencë në ndarjen e “shapit nga sheqeri” në këtë organizatë, përveç humbjes në kohë, këtij subjekti do t’i kushtojë përveç humbjes së primatit të partisë më të madhe në vend, edhe me rrënje të vazhdueshme në elektorat, ngase në klanin COCA COLA ZERO janë të infiltruar njerëz nga shërbime të ndryshme sekrete, të cilat qëllim kryesor e kanë jo rrënimin e VV-së si subjekt politik, por dobësimin e forcave kreative në vend, zvogëlimin e opozitarizmit dhe eliminimin e zërave ndryshe në vendin e padrejtësive të mëdha të quajtur Kosovë.

Përfundimisht, skenari i atyre që shkaktuan çarjet dhe përçarjet deri në ndarje të VV-së, ishte shuarja e të vetmes alternativë për ndryshim. E vetmja alternativë për faktin se LDK-ja, që ishte alternativa reale për ndryshime pozitive në vendin tonë, u katandis keq me koalicionet qeverisëse me kapësit e shtetit nga 2007-a e këndej, duke shkelur mbi parimet, qëndrimet dhe vullnetin e elektoratit besnik të frymës rugoviane.

E përbashkëta e LDK-së dhe VV-së qëndron në faktin se futja e përçarjes dhe ndarjes në fraksione u erdhi nga të njëjtit faktorë, përderisa e para (LDK-ja) dy herë u shantazhua përmes pushtetit, gjegjësisht të shantazhimit të dy liderëve të saj, pasardhës të liderit historik Ibrahim Rugova. kjo e fundit (VV-ja) u parandalua të vjennë pushtetin qendrorë pas sprovimit në pushtetin lokal.

Sado që është i vështirë përafrimi i këtyre dy subjekteve (LDK-VV), është mundësia e vetme për largimin e së keqes nga pushteti dhe defaktorizimin e plotë të listës “Srpska”, gjegjësisht largimin e saj përfundimtarë nga pushteti dhe vendimmarrja politike në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button