Shpërthime në Bullgari, gjashtë të lënduar, tre të zhdukur

Shpërthimet në deponë, në afërsi të vendit Lozenec, rreth 300 kilometra distancë nga Sofja, shkaktoi zjarr dhe zgjati së paku pesë orë.

Mbetjet e shpërndara të depos dëmtuan shtëpi në dy fshatra përreth dhe shkaktoi panik mes popullatës, prej të cilës së paku 600 persona janë evakuar.

“Tre punonjës, që gjendeshin në sallë, në të cilën shpërtheu eksplozioni më i fuqishëm janë zhdukur, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Cvetan Cvetanov.

Arsyeja e fatkeqësisë tani për tani nuk dihet, ndërsa kërkimi pas të zhdukurve vazhdon.
Depoja me municion është pronë e një kompanie private bullgare. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button