Ekuadorianët votuan kufizim të numrit të mandateve presidenciale

Shtetasit e Ekuadorit në referendumin e djeshëm u deklaruan për kufizim në dy mandate presidenciale, tregojnë rezultatet fillestare të kumtuara nga Këshilli zgjedhor nacional.

Rreth dy të tretat e atyre që votuan u deklaruan për ndryshim kushtetues, me të cilin do të kufizohet numri i mandateve presidenciale në dy. Vetëm për dy mandate do të mund të zgjedhen edhe persona të tjerë në funksione shtetërore.

Rezultati konsiderohet si sukses i presidentit Lenin Moreno, i cili e inicoi referendumin, ndërkaq paraqet goditje për shefin e mëparshëm të shtetit Rafael Korea, i cili në vitin 2015 e hoqi kufizimin e mandateve.

Pas vendimit të djeshëm, Korea nuk ka mundësi të kthehet në pushtet, pasi që ishte president për tre mandate prej vitit 2007 deri në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button