BDI shënoi 10 vjetrin e themelimit të saj

Në eventin e shënimit të 5 qershorit,  ditës kur u formua kjo parti në vitin 2002 që u zhvillua në Kurshumli an të Çarshisë së vjetër, Ahmeti tha se një nga të arriturat më të mëdha është flamuri, shqipja në Parlament,  zyrtarizmi i USHT, amnistia për luftëtarët e UÇK-së, shtatoret në sheshin e Shkupit, liberalizimi i vizave, heqja e kufirit me Shqipërinë dhe  njohja e pavarësisë së Kosovës.

Arritje konsiderohet realizimi në pjesë të madhe i Marrëveshjes së Ohrit e cila bazohet në konceptet e decentralizimit, mos diskriminimit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, procedurat e veçanta parlamentare, arsimi, përdorimi i gjuhës, si dhe shprehja e identitetit kombëtar, që u bënë pjesë e Kushtetutës, tha Ahmeti.

“Në këtë mënyrë parimi i demokracisë konsensuale u realizua nëpërmjet parimit të dyfishtë në Parlament për të gjitha ligjet që prekin interesat e komuniteteve në Maqedoni. Angazhimi  ynë arriti të ndryshojë Kushtetutën duke ndryshuar në këtë mënyrë edhe karakterin politik të Maqedonisë”, tha lideri i BDI-së,  Ahmeti.   

Lajme të ngjashme

Back to top button