Lëvizjet tektonike do të çojnë grimcimin dhe shkatërrimin e Italisë

Sipas analizave gjeologjike gjermane fati i Italisë është shënuar: tërmetet do ta grimcojnë vendin. Tërmeti në Emilia ka vënë në lëvizje përsëri sizmologët dhe gjeologët, të cilët po kërkojnë të japin një shpjegim në kuadër të analizës gjeologjike, për të përcaktuar zhvillimet e mundshme të këtij fenomeni si dhe pasojat e tij.

“Tërmeti në Emilia lidhet me eklipset, dhe madje është krijuar artificialisht, shkruhet në gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Ekspertët në fjalë të cilët i kanë kushtuar vëmendje tërmeteve në pjesën veriore të Italisë arritën në përfundimin se e ardhmja e vendit fqinj varet pikërisht nga tërmetet e saj gjeologjike. Lëvizjet tektonike do të çojnë grimcimin dhe shkatërrimin e vendit.

Italia ndodhet në zonën e përplasjes në mes të dy pllakave të mëdha tektonike të njohura si pllaka Euro-Aziatike dhe pllaka Afrikane, që e shtrëngojnë atë si një darë. Për më tepër, në lindje është pllaka Adriatike dhe në perëndim është Korsika, e cila është në pllakën tektonike Evropiane që zhvendoset çdo vit tre milimetra drejt Italisë.

Vendi është, në këtë mënyrë, si në kurth, i bllokuar. Në këtë mozaik gjeologjik çdo pllakë peshon miliona ton dhe zgjerohet në thellësi për kilometra: lëvizja e një pllake kundër tjetrës gjeneron tension të përgjithshëm që akumulohet në mes tyre duke shkarkuar më pas tërmete të dhunshme.

Këto do ndikojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe do të bëhen më të forta në zonën qendrore dhe afër Bolonjës. Detektorë GPS, që gjeologët kanë vënë në të gjithë territorin, tregojnë se si pjesë të veçanta të vendit shkojnë në drejtime të ndryshme. Jugu i Italisë lëviz në drejtim të Ballkanit, ndërsa Veriu drejt Jugperëndimit, Roma zhvendoset drejt Veriut dhe qendra e Italisë në Lindje. Në të ardhmen e largët, zonat e Italisë të lidhura me Alpet do të bëhen ishuj në Mesdhe. /spiegel

Lajme të ngjashme

Back to top button