Gjendet në Egjipt një varr 4400 vjet i vjetër

Varri i një priftëreshe të rangut të lartë që besohet të ketë jetuar më shumë se 4400 vjet më parë është gjetur nga një ekip arkeologësh egjiptianë pranë piramidave, jashtë Kajros, raporton SKY.

Në të janë gjetur piktura murale të ruajtura mirë dhe me ngjyra, që përshkruante gruan emri i së cilës është Hetpet, transmeton Koha.net. Ajo paraqitet në disa skena të ndryshme.

Në një nga pikturat morale janë paraqitur dy majmunë, kafshë shtëpiake të zakonshme në atë kohë, duke ngrënë fruta e duke kërcyer.

Lideri i gërmimeve Mostafa Weziri thotë se, “skena të tilla janë të rralla dhe më parë janë gjetur vetëm në varrin e Ka-Iberit (në Mbretërinë e Vjetër)”.

Hetpet ishte një priftëreshë në Hathor, perëndeshë e pjellorisë dhe kishte lidhje të ngushta me mbretërit egjiptian.

Besohet se ajo ka jetuar rreth vitit 2400 para së re, dhe është përshkruar në varrin e saj duke bërë gjueti dhe peshkim, si dhe e ulur në një tavolinë të madhe ku merr dhurata nga fëmijët e saj.

Gjithashtu është gjendur një pjesë e gdhendur me emrin dhe titullin e saj. Varri u zbulua në varrezat perëndimore të Gizës.

Arkeologët do të vazhdojnë të gërmojnë vendin dhe shpresojnë që të gjejnë edhe varre të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button