“Lamtumirë botë..”, 22-vjeçarja gjendet e vdekur pas postimit rrëqethës në Facebook

Një nënë e re është gjendur e vdekur vetëm disa ditë pasi postoi në Instagram fjalët “Lamtumirë botë, po largohem”.

22-vjeçarja simpatike, Mollie Horton, nga Pembrokeshire e Uellsit, shokoi miqtë dhe familjëarët e saj pasi u gjet e vdekur në shtëpinë e saj nga policia.

Policia ishte munduar të kontaktojë 22-vjeçaren pasi miqtë e saj ishin shqetësuar pas këtij postimi. Më pas Mollie Horton nga Pembrokeshire u gjet e vdekur në shtëpi ndërsa policia ka konfirmuar se vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.

22-vjeçarja ishte nënë e një vajze 3-vjeçare me emrin Lilli.

“U prehsh në paqe, nuk mund ta besoj këtë që bëre, por shpresoj të jesh në paqe tani”, shkruajnë miqtë e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button