Kosovë, vazhdon publikimi i pasurisë së zyrtarëve

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të 900 zyrtarëve të lartë publik, nga 3656 sa janë të përfshirë në listën e atyre të cilët i parasheh Ligji për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë
Kategoria e atyre që u është publikuar pasuria i takon kryesisht zyrtarëve të cilët deklarimin e bëjnë për herë të parë, por ka edhe zyrtarë që kanë pasur për obligim ti deklarojnë vetëm ndryshimet e pasurisë së tyre.

“AKK është duke punuar maksimalisht që të gjithë regjistrat nga formularët e deklaruar do të bëhen publike sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme deri sa të përfundon i gjithë procesi i publikimit të pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publik”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga AKK.

Në njoftim thuhet së gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara .

Andaj AKK kërkon nga subjektet deklaruese qe ta njoftojnë me kohë këtë agjenci në mënyrë që të bëhen përmirësimet në afat sa me të shpejt për ti shmangur kështu paqartësitë qe mund të krijohen. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button