Tillerson paralajmëron Meksikën për rrezikun rus në zgjedhjet e korrikut

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i ka bërë thirrje Meksikës të jetë e vëmendshme për mundësi të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e këtij vendi, duke cituar raporte për një aktivitet të tillë të Moskës në zgjedhjet e shumë vendeve të botë.

“Ne dëgjojmë raporte për ndërhyrje nga homologët tanë europianë. Këshilla ime është që të jeni të vëmendshëm për atë se çfarë po ndodhë”, ka thënë Tillerson gjatë vizitës së tij në Meksiko Siti, në kuadër të udhëtimit në Amerikën Latine.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë ardhur në përfundim se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA në të mirë të presidentit aktual, Donald Trump dhe në dëm të rivales së tij demokrates, Hillary Clinton, shkruan REL.

Rusia po ashtu është akuzuar për invervenim në votime në zgjedhjet e Italisë, Finlandës, Britanisë, Francës dhe vendeve të tjera.

Moska i kundërshton këto akuza.

Komentet e Tillersonit kanë ardhur pas deklaratave të këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili ka thënë se tashmë ka të dhëna për ndërhyrje ruse për zgjedhjet e Meksikës të planifikuara për muajin korrik.

Para se të nisej në udhëtimin e tij rajonal, Tillerson gjatë një fjalimi më 1 shkurt ka paralajmëruar shtetet e Hemisferës Perëndimore që të jenë të kujdesshme për aksionet “alarmuese” të Rusisë dhe Kinës në rajonin e tyre, duke u kërkuar që të punojnë me SHBA-në, në vend të këtyre dy shteteve.

Tillerson do jetë në vizitë edhe në Peru, Argjentinë, Kolumbi dhe Xhamajkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button