fbpx

Roland Garos: Federer në gjysmëfinale

Ish-teniseri më i mirë në botë, Roger Federer ka kaluar në gjysmëfinale të turneut të dytë Grand Slam të këtij sezoni, French Open (Roland Garos), pasi në çerekfinale me mund të madh e mposhti argjentinasin Juan Martin Del Potro me rezultat 3-2 në sete në një duel që zgjati plotë 3 orë e 18 minuta.

Federer pati një takim të papritur të duelit pasi dy setet e para i humbi me rezultat 3-6 dhe 6-7.

Pasi humbjes të këtyre dy seteve, Federer në setin e tretë dhe të katërt u kthye shumë i fuqishëm duke i fituar me lehtësi dhe me bindje të plotë prej 6-2 dhe 6-0.

Seti i pestë ishte seti vendimtar i duelit, i cili u fitua nga Federer me rezultat 6-3./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close