Kosovë, EULEX-i do të vazhdojë të qëndrojë deri në vitin 2014

Këshilli i Bashkimit Evropian sot mori vendimin që t’i vazhdojë mandatin EULEX-it edhe për dy vjet të tjera – deri më 14 qershor tëvitit 2014, por edhe ta zvogëlojë numrin e pjesëtarëve të misionit për 25%, është thënë në Bruksel. Sipas komunikatës së lëshuar, misioni i BE-së, në vitin e parë, do të ketë në dispozicion buxhetin prej 111 milion eurosh.

“Përshëndes këtë vendim. Misioni i BE-së zbaton punë të mirë dhe të rëndësishme duke i ofruar mbështetje sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton.

Ajo ka inkurajuar autoritetet e Kosovës që ta shfrytëzojnë profesionalizmin e EULEX-it duke thënë se në të ardhmen pushtetarët lokal do të duhet të marrin shumë më shumë përgjegjësi. Praktikisht mandati i misionit do të jetë i njëjtë, por ai do t’i nënshtrohet një ri konfigurimi marrë parasysh  përparimet në tri vitet e fundit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të marrëdhënieve në mes të BE-së dhe Kosovës. Qëllimi është që misioni të jetë më i fortë, më i vogël dhe efikas përderisa ri-konfigurimi do të nënkuptojë zvogëlim të personelit për 25%.

Nga 15 qershori i këtij vitit numri maksimal i personelit të këtij misioni do të jetë 1250 ndërkombëtar dhe 1000 staf lokal. Deri tani ishte me 1950 ndërkombëtar dhe 1200 lokal./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button