Ofendoi Trump-in, Maradonës i ndalohet hyrja në SHBA

Sipas shkrimeve në një numër të mediave botërore, Digeo Armando Maradona, ish ylli i futbollit argjentias, nuk ka marrë vizë hyrëse për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Supozohet se viza i është refuzuar për shkak të qëndrimeve të shprehura në një emision televiziv në llogari të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

“Tramp-in nuk e shoh si politikan. Më ngjason me figurat e filmave të animuar. Kur e shikoj në TV, e shkyç televizorin”, kishte deklaruar më parë Maradona.

Maradona ishte nisur për në Miami, ku duhej të merrte pjesë në seancën dëgjimore të ish gruas së tij në gjykatë. Në SHBA nuk jeton që nga viti 1994.

Argjentinasi i famshëm është i njohur edhe për miqësinë e gjatë me Fidel Castron, ish udhëheqësin e Kubës, oponentin disa dekadash të SHBA-së. Në paraqitjet e tij të fundit publike ka vlerësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button