Rritet numri i të rinjve shqiptar të papunësuar

Një hulumtim i Forumit Rinor Arsimor Maqedoni tregon se të rinjtë shqiptarë janë në mënyrë të konsiderueshme më të papunësuar nga maqedonasit dhe janë shumë joaktivë. Në këtë studim i realizuar përmes telefonit u përfshijnë 1.204 të rinj në moshë prej 15 deri 29 vjeç nga të gjitha rajonet e Republikës së Maqedonisë.  

“Literatura shkencore paralajmëron se papunësia e të rinjve është veçanërisht prezentë te grupet e margjinalizuara dhe këto numra tregojnë përjashtimin e madh të një etnikumi. Nëse merret parasysh se numri i të rinjve shqiptarë rritet, përkundër numrit e të rinjve maqedonas i cili ulet, atëherë dallimi i këtillë është gjithnjë e më shqetësues” shkruhet në raportin e FRA i cili u prezantua sot në Qendrën informative të BE-së në Shkup. 

Marjan Zabrçanec nga FRA tha se nga hulumtimet e realizuara u pa se problemet e të rinjve në Maqedoni kategorizohen në disa fusha, shkalla e madhe e papunësisë, përjashtimi i të rinjve nga proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar  dhe mosekzistimi i mekanizmave institucionale, kanale, struktura që kanë të bëjnë me organizimin e të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar. 

Gjatë muajve të kaluar, FRA organizoi një cikël prej 18 debateve publike në 18 qytete të Maqedonisë, qëllimi kryesor i të cilëve ishte t’i nxitë të rinjtë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ta praktikojnë demokracinë dhe në mënyrë të pavarur t’i sjellin vendimet për prioritetet e tyre. 
Nga diskutimet e debateve u krijua Libri i bardhë për përkrahjen e të rinjve në Maqedoni, studim ky i cili do të definojë problemet dhe do të propozojë zgjidhje dhe politika efektive për të rinjtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button