Shkupi barazoi me Odessa, Vujçiç debuton me gol (VIDEO)

Skuadra e Shkupit sot ka luajtur ndeshjen e katër kontrolluese në tokën turke, duke arritur përsëri të barazojë, por kësaj radhe me nga një gol për dy ekipet në dy pjesët nga një. Kundërshtari I radhës I Shkupit, ishte skuadra e Premier Ligës së Ukrainës, Chornomorets Odessa, që konsiderohet një nga ekipet më të forta të kampionatit.

Ndeshja ishte mjaft dinamike me dy ekipet që dëshiruan fitoren, ndërsa Shkupi në dy pjesët dominoi me shumë raste për shënim.

Pas matjes së forcave në terren, skuadra e Çernomoretsit u kanos e para pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, por në mënyrë të shpejtë reagoi mbrojtja e FC Shkupit. Pak më vonë përcollëm edhe një kanosje nga distanca e ukrainasve, por që shkoi vetëm skaj portës së Zendelit. Në anën tjetër, pas goditjes së lirë në zonën kundërshtarë u krijua një rrëmujë, e cila nuk u konkretizua me gol.

Pak më vonë, Çernomoretsi kanoset në krahun e djathtë, ndërsa gjuajtja e sulmuesve kalon skaj portës. Në anën tjetër, kombinim i shpejtë i Basilios dhe Maliqit, me këtë të fundit që drejton topin jashtë portës.

Dhe në mintën e 25-të, një aksion nga krahu i djathtë, u mbyll me gjuajtje precize të Musolitinit për 0-1.  Skuadra e Shkupit kaloi në ofenzive për të barazuar shifrat, ndërsa kanosja e parë ishte nga Rron Broja.  Pak më vonë, Gomis asiston në zonë, ndërsa nga afërsia nuk është preciz Blazhe Iljoski.

Në pjesën e dytë , trajneri Ardian Nuhiu bëri shumë ndryshime në formacionin e parë , duke u dhënë mundësi të gjithë futbollistve që të shijojnë këtë miqësore. Në rastin e parë, Maliqi nisi aksionin, ndërsa në fund Basilio nuk ishte preciz, duke dërguar topin jashtë portës.

Pak më vonë në skenë ishte futbollisti nga Afrika I cili është testime, Gomis, i cili bukur u lirua nga kundërshtarët, por nuk ishte preciz nga 16 metra. Pas një pauze të gjatë në lojë u inkuadrua edhe Stefan Vujçiç, i cili në aksionin e radhës, arriti që të shënojë golin e barazimit 1:1. Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button