Tabanoc, kontrabandohet stoli e arit

Një shtetas i Maqedonisë ka tentuar të fusë stoli ari në vlerë rreth 30 mijë euro në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Nëpunësit doganorë gjatë kontrollit personit T.M., në xhepin e majtë dhe të djathtë të xhupit të tij kanë gjetur stoli ari të paparaqitur, dy lira dhe një orë dore ROLEX-TUDOR, të mbështjella dhe të lidhura në çorape.

Sipas ekspertizës së parë, vlera e stolive të arit vlerësohet mbi 29 mijë euro.

Inspektorët e Sektorit për hetime në kuadër të Drejtorisë Doganore ndërmorën masa parahetimore dhe aktivitete dhe është përcaktuar se i dyshuari stolinë e arit e ka blerë nga Italia ku përkohësisht jeton dhe punon, me çmim prej 20 euro për një gram.

Kundër të dyshuarit në PPTH – Kumanovë është dorëzuar padi penale për veprën e kryer penale “Kontrabandim”. I dyshuari i është dorëzuar gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore – Kumanovë ku është shqiptuar masa e kujdesit – marrja e dokumenteve të udhëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button