Shkup, pas grindjes për pronë mes tre vëllezërve, njëri prej tyre është gjetur i vdekur

52 vjeçari N.S., nga Shkupi sot në mëngjes është gjetur i vdekur në rrethin e ish “Kombinatit Industrial – Fusha Shkup”, e locuar në rrugën lokale për në fshatin Haraçinë të Shkupit, pasi që paraprakisht në polici ka ardhur informatë se në të njëjtën lokacion ka pasur grindje me disa personave, informon policia, njofton Portalb.mk.

Grindja ka filluar mes R.S. (51), D.S. (23), J.S. (24) nga njëra anë dhe N.S. (46) dhe N.S. (52) nga ana tjetër. Arsyet për prishjen e rendit dhe paqes publike kanë qenë për shkak të mospastrimit të llogarive pronësore mes vëllezërve R.S., N.S. dhe N.S., thonë nga policia.

Kur zyrtarët policor kanë arritur në vendin e ngjarjes, N.S. nuk ka qenë në vetëdije, pas së cilës e kanë thirrur Ndihmën e Shpejtë, megjithatë nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Me urdhër të prokurorit publik, trupin e të ndjerin e kanë dorëzuar në autopsi. Pjesëmarrësit tjerë janë arrestuar në Stacionin Policor, Gazi Babë. Po punohet që plotësisht të pastrohet rasti, thonë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button