Poposki: BE-ja dhe NATO janë të rrëmbyera nga Greqia

BE dhe NATO janë të rrëmbyera nga ana e një shteti anëtar i cili nuk i respekton detyrat ndërkombëtare dhe i bën dëm paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, u shpreh shefi i diplomacisë Nikolla Poposki në intervistën për gazetën sllovene “Dello”.

Ai thotë se bllokimi i fillimit të negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO në situatë të kritereve të përmbushura, shkakton frustrim të madh në Maqedoni.

“Fakti që nuk u pranuam na frustron, por na frustrojnë edhe shumë njerëz përgjegjës të cilët ndjekin procesin e zgjerimit të NATO-s dhe kritikojnë faktin që Maqedonia nuk u pranua në Aleancë. Mendoj se i tërë procesi po e humb kuptimin. Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm paqësor me të cilin do të zgjerohet fusha e sigurisë, mirëqenies dhe paqes në Evropën Juglindore. Bllokada ndaj Maqedonisë nuk sjell dobi në këtë drejtim. Të gjithë që ndjekin procesin e zgjerimit të NATO-s janë pjesërisht të frustruar”, thotë Poposki për “Dello”.

Pretendimet se Maqedonia paraqet kërcënim për integritetin dhe territorin e Greqisë, në të cilat edhe bazohet bllokada për anëtarësimin në NATO dhe BE, ai i vlerëson si marrëzi. 

“Debati në lidhje me emrin lindi para 20 viteve dhe ai  u bazua në supozimin se Maqedonia paraqet kërcënim për integritetin dhe territorin e Greqisë. Kjo është një marrëzi dhe të gjithë e dimë këtë. Në këtë marrëzi bazohet edhe bllokada e integrimeve të Maqedonisë.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button